Ishte duke punuar në ndërtimtari, vdes një person në Klinë

  • E.K /
  • 28 March 2023 - 16:06
Ishte duke punuar në ndërtimtari, vdes një person në Klinë

Një person derisa ishte në punë në sektorin e ndërtimtarisë papritur ishte rrëzuar në tokë në Grabanicë të Klinës, shkruan “Kosova Sot Online”.

Kurse, shokët e tij e kanë dërguar në QKMF pastaj në spitalin e Pejës, por sipas mjekëve ishte pa shenja jete dhe dyshohet të ketë pasur atak kardiak.

“Është raportuar se viktima mashkull kosovar derisa ishte duke goditur punë në ndërtimtari në një lokacion, pa pritur ishte rrëzuar në tokë. Nga shokët e tij është dërguar në QKMF pastaj në spitalin e Pejës, por sipas mjekëve ishte pa shenja jete dhe dyshohet të ketë pasur atak kardiak”, thuhet në raportin policor.

Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion.

(Kosova Sot Online)