Biden përsërit thirrjen për reformë

  • A.P /
  • 28 March 2023 - 17:07
Biden përsërit thirrjen për reformë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden ka reaguar pas sulmit me armë zjarri në një shkollë fillore të krishterë në Nasheville të Tenesit.

Autorja është Audrey Elizabeth Hale, 28 vjeç, e cila ka qenë nxënëse e kësaj shkolle “Covenant School”.

Presidenti amerikan, Joe Biden, e cilësoi këtë si një akt të sëmurë, dhe ripërsëriti thirrjen ndaj kongresit për të aprovuar një reformë që do të ndalonte armët e sulmit, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Nga të shtënat me pistoletë, humbën jetën gjashtë persona, tre të rritur dhe tre fëmijë të moshës 8-9 vjeç.

Ndërsa ishte brenda shkollës, Hale vrau Evelyn Dieckhaus, Hallie Scruggs dhe William Kinney, të gjithë të moshës 8-9 vjeç, si dhe kujdestarin Mike Hill dhe mësuesen zëvendësuese Cynthia Peak, të dyja 61 vjeç, dhe drejtuesen e shkollës Katherine Koonce, 60 vjeç.

(Kosova Sot Online)