"Ramën e ka kapur paniku, tentativa të dëshpëruara"

  • E.K /
  • 28 March 2023 - 17:55

Kandidati për Bashkinë e Tiranës, i dalë nga Primaret, Belind Këlliçi deklaroi se ngjarjet që ndodhën në Prestige Resort, ku pak ditë më parë iu konfiskuan dy godina, është sulm pas të cilit fshihet kryeministri Edi Rama.

I ftuar në rubrikën ‘Opinion’ në News24 Këlliçi theksoi se duke goditur biznese të ligjshme, si dhe televizionin në fjalë, ishte tentativë e dëshpëruar e kryeministrit për të kapur median.

“Kjo tregon më së miri fytyrën e kryeministrit, qeverisë aktuale, të Edi Ramës. Këto tentativa shantazhesh, për të kontrolluar linjën editoriale, janë për shkak të panikut që ka kryeministri nga çdo televizion që ushtron të drejtën e vetë për të informuar qytetarët me lajmin e parë dhe në mënyrë të paanshme. Duke goditur bizneset e ligjshme, që janë burim i ligjshëm i televizionit, si rasti juaj, siç është rasti i Prestige, tentativa është që ta bëjnë sa më vulnerabël këtë tv që të varet nga humori i qeverisë. Tregoi më së miri atë që tregoi raporti i DASH. Shqipëria bën hapa pas në lirinë e medias. Është tentativë e dëshpëruar e kryeministrit për të kapur këtë media. siç e ka bërë që ditën e parë. ku madje është i vetmi kryeministër që ka hapur ERTV. Sulmi ndaj medias tuaj nuk janë as më pak dhe as më shumë gjobëvëniet e Ramës që janë tipare të një lideri autoritar, që duhet larguar një orë e më parë”, tha Këlliçi.

(Kosova Sot Online)