Ribashkohen me familjet e tyre fëmijët ukrainas që Rusia i dërgoi në Krime

  • A.P /
  • 28 March 2023 - 17:59
Ribashkohen me familjet e tyre fëmijët ukrainas që Rusia i dërgoi në Krime

Fondacioni Save Ukraine solli në shtëpi 17 fëmijë ukrainas që ishin marrë nga autoritetet ruse dhe ishin dërguar në Krimenë e aneksuar.

Prindërit e tyre ishin bindur nga forcat pushtuese në rajonin e Hersonit që t’i dërgonin fëmijët e tyre në një kamp veror në Krime, për t’i ikur luftës, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Fëmijët thanë se forcat ruse i kanë detyruar që të këndojnë himnin rus, ua kanë djegur flamujt ukrainas dhe i kanë rrahur nëse ata kanë shprehur mbështetjen e tyre për Ukrainën.

(Kosova Sot Online)