Murati: Jemi kujdesur që të mos rrisim borxhin publik dhe thesi i shqyer është qepur

  • A.P /
  • 28 March 2023 - 18:35
Murati: Jemi kujdesur që të mos rrisim borxhin publik dhe thesi i shqyer është qepur

Deficiti buxhetor është zvogëluar në rekord historik, ka theksuar ministri i Financave, Hekuran Murati, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ai ka thënë se Financat publike janë kthyer në binarë dhe thesi i shqyer është qepur.

"Jemi kujdesur që të mos shkaktojmë barrë të paqëndrueshme financiare e të mos rrisim borxhin publik, përkundër faktit që kishim pakot mbështetëse më voluminoze në rajon", ka shkruar ai poashtu.

Postimi:

Deficiti buxhetor zvogëlohet në rekord historik

Financat publike janë kthyer në binarë dhe thesi i shqyer është qepur.

Jemi kujdesur që të mos shkaktojmë barrë të paqëndrueshme financiare e të mos rrisim borxhin publik, përkundër faktit që kishim pakot mbështetëse më voluminoze në rajon.


(Kosova Sot Online)