Aksidentohen 14 automjete

  • A.P /
  • 28 March 2023 - 19:31
Aksidentohen 14 automjete

Sot rreth orës 15:00, në Serbi, gjegjësisht në rrugën Baçka Topola-Suboticë, ka ndodhur një përplasje e rëndë zinxhirore me 14 automjete, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”..

Siç raportojnë mediat atje, aksidenti ka ndodhur si pasojë e një stuhie që ka ndodhur në këtë pjesë të Serbisë, e cila ka ulur ndjeshëm dukshmërinë.

Dhjetë persona u plagosën nga përplasja, raportoi transmetuesi publik i Serbisë.

Në pamjet e publikuara, automjetet e dëmtuara rëndë mund të shihen nën një re të madhe pluhuri.


(Kosova Sot Online)