
Presidentja Osmani i jep mbështetje kombëtares: Forca Kosovë

Kombëtarja e Kosovës zhvillon sonte ndeshjen e dytë kualifikuese për Kampionatin Evropian “Euro 2024”, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
“Dardanët” do të presin Andorrën në stadiumin “Fadil Vokrri”. Ndeshja do të zhvillohet nga ora 20:45.
Të udhëhequrit e Alain Giresse synojnë fitoren e parë në këtë kampanjë kualifikuese, pas barazimit 1:1 me Izraelin në ndeshjen e parë.
Në prag të fillimit të kësaj ndeshjeje, Kombëtarja e Kosova ka marrë përkrahje edhe nga presidentja e vendit, Vjosa Osmani.
“Forca Kosovë”, shkroi ajo, teksa postimin e shoqëroi me një fotografi të futbollistëve të Kosovës.
(Kosova Sot Online)