Hoti: VV i mashtruan njerëzit me parulla kundër demarkacionit dhe asociacionit

  • A P /
  • 28 March 2023 - 21:00
Hoti: VV i mashtruan njerëzit me parulla kundër demarkacionit dhe asociacionit

Pas arritjes së marrëveshjes së Ohrit dhe dakordimit për një lloj vetëmenaxhimi për serbët e Kosovës, deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka kritikuar përsëri qeveritarët, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Hoti, që në kohën kur ishte në kryeministër ishte kritikuar nga VV-ja për marrëveshjen e Uashingtonit, ka vënë theksin tek deklaratat e eksponentëve të pushtetit para 18 marsit.

“Nga “as asi, as ksi”, në “ksi me vetëmenaxhim”. I mashtruan njerëzit me parulla kundër demarkacionit dhe asociacionit për të ardhur në pushtet”, ka shkruar Hoti.  

“Kur erdhën në pushtet pranojnë të shkojnë përtej, duke deri tek “vetëmenaxhimi”.”, shtoi ai.

(Kosova Sot Online)