E rëndë: Tre persona humbin jetën nga shpërthimi në një fabrikë

  • E.K /
  • 29 March 2023 - 08:48
E rëndë: Tre persona humbin jetën nga shpërthimi në një fabrikë

Tre persona humbën jetën dhe tre persona të tjerë u plagosën në një shpërthim në një fabrikë në provincën Mazandaran në Iranin verior, përcjell “Kosova Sot Online”.

Raportohet se shkak i ngjarjes është bërë mosrespektimi i rregullave të sigurisë nga punonjësit e ndërmarrjes.

Shpërthimi shkaktoi një zjarr që shkatërroi rreth gjysmën e sipërfaqes së ndërmarrjes.

(Kosova Sot Online)