
Kërcënohet policja kosovare, merr mesazhe kërcënuese dhe fyese

Një pjesëtare e Policisë së Kosovës në Vushtrri ka pranuar mesazhe kërcënuese dhe fyese dhe denigruese nga një grua shtetase e Shqipërisë, shkruan “Kosova Sot Online”.
Për këtë ka raportuar Policia e Kosovës në raportin 24 orësh.
Nuk raportohet për të arrestuar.
“Vushtrri 25.03.2023-19:30. Ankuesja femër kosovare, pjesëtare e PK-së, ka njoftuar se përmes rrjetit social nga e dyshuara femër shtetase e Shqipërisë ka pranuar disa mesazhe me përmbajtje kërcënuese, fyese e denigruese. Nuk raportohet për të arrestuar, është njoftuar prokurori”, thuhet në raport.
(Kosova Sot Online)