Bënte manovra të rrezikshme nën efektin e lëndëve narkotike, arrestohet 25-vjeçari

  • E.K /
  • 29 March 2023 - 11:48
Bënte manovra të rrezikshme nën efektin e lëndëve narkotike, arrestohet 25-vjeçari

Një 25-vjeçar është arrestuar në Tiranë, pasi u kap duke vozitur dhe duke bërë manovra të rrezikshme me makinën, të cilën e drejtonte nën efektin e lëndëve narkotike, përcjell “Kosova Sot Online”.

Gjithashtu, ky shofer është gjobitur me 60 000 lekë dhe pezullim të lejes së drejtimit për 24 muaj.

Njoftimi i policisë

Kreu manovra të rrezikshme me automjetin që e drejtonte nën efektin e lëndëve narkotike, kapet dhe vihet në pranga 25-vjeçari.

Gjithashtu, ndëshkohet me masë administrative 60 000 lekë dhe pezullim të lejes së drejtimit për 24 muaj.

Efektivët e Komisariatit Rajonal të Policisë Rrugore Tiranë, pas denoncimit nga qytetarët se drejtuesi i një automjet po bënte manovra të rrezikshme në rrugë, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, kanë organizuar kontrollet për lokalizimin dhe kapjen e drejtuesit të automjetit.

Pasi është ndaluar nga punonjësit e Policisë, drejtuesit i automjetit, shtetasi B. K., ka manifestuar sjellje të dyshimta në raport me kërkesat ligjore, dhe për këtë arsye i është nënshtruar testimit me aparatin drogëtestues AquilaScan. Pas testimit, 25-vjeçari ka rezultuar nën efektin e lëndëve narkotike.

Në vijim të veprimeve, u arrestua në flagrancë shtetasi B. K., 25 vjeç, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Gjithashtu, për këtë shtetas u vendos masa administrative 60 000 lekë të rinj dhe iu pezullua leja e drejtimit për 24 muaj.