Aksident i frikshëm: Rrotullohet makina, dërgohen me urgjencë në spital 3 persona

  • E.K /
  • 29 March 2023 - 13:09
Aksident i frikshëm: Rrotullohet makina, dërgohen me urgjencë në spital 3 persona

Një aksident i rëndë ka ndodhur në segmentin rrugor Pukë-Qelëz, transmeton “Kosova Sot Online”.

Një fouristradë është rrotulluar në një kthesë të rrugës në Dedaj.

Tre nga pesë personat që ndodheshin në mjet janë dërguar për trajtim mjekësor.

Shkak për aksidentin mendohet se është bërë mos-funksionimi i frenave në momentin e hyrjes në kthesë.

(Kosova Sot Online)