Shqiprim Arifi: Presidentja Osmani më tha se nuk bëhet asociacioni

  • E.K /
  • 29 March 2023 - 13:46
Shqiprim Arifi: Presidentja Osmani më tha se nuk bëhet asociacioni

Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqipërim Arifi, tha se gjatë në një takim që ai ka pasur me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani ka marrë premtime, përcjell “Kosova Sot Online”.

Arifi tha se e ka ditur qysh para një viti se marrëveshja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë do të realizohet.

“Për mua ka qenë e qartë që kjo marrëveshje do të realizohet. Pikëpamjen ia tregova dhe Osmanit”

 Arifi thotë të ketë marrë një premtim nga presidentja Osmani se Asociacioni nuk bëhet.

“Unë kur kam qenë në takim me Vjosa Osmanin ia kam treguar këtë informatë, por presidentja Osmani më tha se nuk bëhet asociacioni”.

(Kosova Sot Online)