E zuri trungu i pemës, vdes 42-vjeçari

  • E.K /
  • 29 March 2023 - 14:33
E zuri trungu i pemës, vdes 42-vjeçari

Një person 42 vjeçar ka vdekur në fshatin Molisht të Beratit, pasi dyshohet se aksidentalisht një trung pemë e ka zënë poshtë viktimën, shkruan “Kosova Sot Online”.

Viktima kishte shkuar në mal për të prerë dru, kur ka ndodhur ky aksident.

Rasti lidhur me këtë vdekje është duke u hetuar.

Njoftimi i plotë i policisë:

Berat/Informacion paraprak

Sot, rreth orës 13:30, në fshatin Molisht, dyshohet se aksidentalisht një trung peme ka zënë poshtë shtetasin S. M., 42 vjeç, i cili kishte shkuar në malin e këtij fshati, për të prerë dru, për përdorim në banesë.

Si pasojë e dëmtimeve të marra, 42-vjeçari ka humbur jetën.

Grupi hetimor vijon punën në vendngjarje për dokumentimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

(Kosova Sot Online)