Prishtinë: Rruga nga Bregu i Diellit, në drejtim tek konviktet brenda 90 ditëve bëhet me 4 korsi

  • E.K /
  • 29 March 2023 - 15:13
Prishtinë: Rruga nga Bregu i Diellit, në drejtim tek konviktet brenda 90 ditëve bëhet me 4 korsi

Sot kanë filluar punimet për rehabilitimin e rrugës ‘Hilmi Rakovica’ në Prishtinë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Rruga nga Bregu i Diellit që kalon skaj konvikteve do të jetë së shpejti me katër korsi.

Në njoftim thuhet se kjo ka qenë kërkesë e vazhdueshme e banorëve të Bregut të Diellit.

“Rruga me 4 korsi ka qenë e dëmtuar, dhe kërkesë e vazhdueshme e banorëve të Bregut të Diellit! Pas 90 ditësh do të kemi pamje tjetër” thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)