Dështimi i radhës për qeverinë Rama, rikthehen bastet

  • E.K /
  • 29 March 2023 - 15:50
 Dështimi i radhës për qeverinë Rama, rikthehen bastet

Henri Telharaj, përfaqësues i Këshillit Shqiptar për 'Problemet e Lojërave të Fatit’ ishte i ftuar ditën e sotme në ‘Kafe Shqeto” ku ka komentuar rikthimin e basteve të lojërave të fatit nga qeveria Rama.

Telharaj u shpreh se shqetësues mbetet fakti jo i hapjes së basteve, por mënyra se si do të hapen dhe organizohen ato pasi personat e varur priren të kenë probleme jo vetëm finaciare por edhe emocionale.

Pjesë nga deklarata e tij:

Ola: Çfarë e ndryshoi situatën tani në 2023, kur kryeministri Rama po kthen projektligjin sa i takon basteve sportive online?

Henri Telharaj: "Jemi pothuajse në të njëjtin linjë që kemi qenë në Shtator të vitit 2022, praktikisht jemi thjesht në pjesën e diskutimit ku parashikohej rihapja e basteve  sportive në ditët në vijim. 

Ajo që për mua është shqetësuese në fakt nuk është hapja e tyre, pasi ne kemi qenë koshient gjatë gjithë kohës dhe ka qenë qeveria dhe policia e shtetit në aksion,por  personat që janë prekur nga kjo varësi.

Pikëpyetja më e madhe që e kemi dikutuar edhe herë të tjera në këtë studio nuk ka qenë se përse do të hapen, por mënyra si do të hapen.

Kjo lloj problematike, ende nuk ka marrë një përgjigje dhe dyshoj të marrë për mënyrën sesi do të happen.  Kjo mbyllje u bë pasi personat të varur kanë shkaktuar pasoja negative në jetën e tyre nga lojërat e fatit.

Ajo që do të ndryshojnë është vetëm infrastruktura, por po ndikon tek ana financiare e këtyre individëve që janë të prekur nga kkto lojëra fati".

Flavio: Një nga gjërat më të rëndësishme është fakti se bastet realisht nuk u ndërprenë kurrë, sa u goditën familjet shqiptare nga industia e bixhozit?

Henri Telharaj: "Kjo është çështja që ne kemi folur gjatë gjithë kohës.

Ne jemi koshientë, që nëse minimalisht do të ishte marrë një ekspert i kësaj fushe gjatë periudhës së cilës u mbyllen dhe kërkohen të hapen, nëse do të ishte në tryezat e diskutimeve të tyre do të ishte shumë mirë, pra të trajtohej si fenomen.

Ne e dime që këto lojëra fati nukk do të mbyllen kurrë, pasi e kanë shoqëruar njerëzimin që në lindje të tij.

Edhe në kohën e komunizmit, sado të forta të ishin ligjet ata sërish nuk u mbyllën dhe ne duhet ta pranojmë këtë lloj fenomeni në shoqërinë tonë. Ajo që ne duhet të bëjmë është të minimizojmë pasojat që do të sjellë ndaj këtyre individëve të varur".

Klea Sula/ Syri.net

(Kosova Sot Online)