Për dy vajzat e zhdukura shteti kërkon ngritjen e komisionit hetimor

  • A.P /
  • 29 March 2023 - 15:54
Për dy vajzat e zhdukura shteti kërkon ngritjen e komisionit hetimor

Dhoma e ulët e parlamentit italian, njëzëri, me 245 vota, ka miratuar formimin e një komisioni parlamentar për të hetuar fatet e dy vajzave të zhdukura 40 vjet më parë.  Sipas transmetuesit publik ANSA, vendimi i dhomës së deputetëve tani duhet të miratohet nga Senati.

Duke folur pas votimit, kreu i grupit parlamentar të MS5, Francesco Silvestri, shprehu “falënderime të sinqerta për ata që vazhduan t’u besojnë institucioneve të vendit”.

Ndërsa tani, tha ai, “ne kemi për detyrë ta shpaguajmë”.

Zhdukja e Emanuela Orlandit në Romë më 22 qershor 1983, kur ajo ishte 15 vjeç, shkaktoi spekulime për përfshirjen e terrorizmit ndërkombëtar, krimin e organizuar italian dhe një komplot brenda Vatikanit për të mbuluar një skandal sek'sual, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Mirella Gregori po ashtu u zhduk në Romë më 7 maj 1983, kur ajo ishte 15 vjeç. Në 40 vitet e fundit nuk janë gjetur kurrfarë gjurme të vajzave.

(Kosova Sot Online)