Ja cili është ndikimi i investimeve amerikane në ekonominë e Serbisë

  • A.P /
  • 29 March 2023 - 17:44
Ja cili është ndikimi i investimeve amerikane në ekonominë e Serbisë

Ambasadori amerikan në Beograd, Christopher Hill, ka vizituar një fabrikë të ujit në Serbi, që është nën ombrellën e përfaqësisës së “Coca-Cola”-s.

Hill ka shkruar se kjo kompani punëson direkt 1600 persona në Serbi dhe indirekt punësohet mijëra të tjerë në industritë e lidhura me kompnainë “Coca–Cola”.

“Cili është ndikimi i investimeve amerikane në ekonominë e Serbisë? Konsideroni Coca-Cola, e cila punëson drejtpërdrejt 1,600 punëtorë dhe krijon në mënyrë indirekte 14,900 vende pune në industritë e lidhura me to. Coca-Cola kontribuon gjysmë për qind në produktin e brendshëm bruto dhe një për qind në të ardhurat totale tatimore. Ambasadori Hill vizitoi fabrikën e shisheve Rosa Voda “Vlasinka” në modernizimin e së cilës vetëm vitin e kaluar janë investuar mbi shtatë milionë euro”, thuhet në një postim në gjuhen serbe të Ambasadës amerikane në Beograd.

Ambasadori Hill ka dalë në terren edhe të martën. Pas një vizite në qytetet me shumicë shqiptare, është ndalur në bazën ushtarake të Serbisë në jug.

“Një shfaqje e pabesueshme e fuqisë së bashkëpunimit të sigurisë amerikano-serbe sot në Qendrën e Trajnimit për Njësitë Operacionale Shumëkombëshe “Baza Jug”, duke ilustruar edhe një herë se ne jemi së bashku më të fortë”, thuhej në postimin e Ambasadës, të shoqëruar me një video. 

(Kosova Sot Online)