Ky është vendi më i preferuar për vizitë nga kosovarët

  • A.P /
  • 29 March 2023 - 18:54
Ky është vendi më i preferuar për vizitë nga kosovarët

Zvicra është vendi më i preferuar për vizitë nga kosovarët, sipas dua, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Zvicra shfaqet si vendi më i vizituar (28.75%), e përcjellë nga Gjermania (21.5%) dhe Suedia (4.82%).

Një pjesë e madhe e përdoruesve (54.77%) kanë shfaqur një preferencë për rajonin gjermanofolës.

Çuditërisht, Austria radhitet e 4-ta në listë menjëherë pas Suedisë, me një përqindje të përafërt me vendin e 5-të, Francën.

Hulumtimi ka analizuar të dhënat e më shumë se 160,000 përdoruesve nga Kosova brenda aplikacionit – në të cilin janë gjeneruar mbi qindra mijëra fluturime – për të përcaktuar vendet më të pëlqyera për kosovarët.

Çështja e vizave ka qenë një ndër temat më të përfolura ndër vite, dhe hulumtimi i kryer ka nxjerr në pah disa të dhëna interesante për vendet më të pëlqyera për t’u vizituar nga kosovarët – në kohën ku liberalizimi i vizave nuk ka hyrë në fuqi ende.

(Kosova Sot Online)