Mali merr flakë, shkaqet ende të paqarta

  • A.P /
  • 29 March 2023 - 19:00
Mali merr flakë, shkaqet ende të paqarta

Një vatër e madhe zjarri ka ngritur në këmbë autoritetet në Tajlandë, për shkak të rrezikshmërisë së flakët mund të afrohen me shpejtësi në zonat e banuara.

Mali Nakhon Nayok pothuajse është shkrumbuar nga bimësia, duke shkaktuar një dëm të madh ambiental në parkun kombëtar të Khao Laem.

Shkaqet e zjarrit janë ende të paqarta, ndërkohë që nuk përjashtohet mundësia se ka qenë një rrufë ajo që ka nisur gjithçka, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”

Qindra zjarrfikës dhe vullnetar janë angazhuar për fikjen e zjarrit, ndërkohë që impakti në florë dhe faunë është i pallogaritshëm.

(Kosova Sot Online)