Kurti: Po ta kishim kazermën e FSK-së në veri nuk do të ishte situata kështu

  • A.P /
  • 29 March 2023 - 21:25
Kurti: Po ta kishim kazermën e FSK-së në veri nuk do të ishte situata kështu

Marrëveshjen e vitit 2013 në mes të Kosovës dhe të Serbisë, e ka kritikuar kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ai shton se pak kohë pas saj është nënshkruar edhe marrëveshja në mes të ish-kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi me NATO-n që ndalon hyrjen e FSK-së në veri të Kosovës.

Forca e Sigurisë së Kosovës nuk mund të futet në veri të vendit pa lejen e NATO-s.

Kurti thotë se kjo e ka dëmtuar shumë Kosovën sa herë që vendos të futet në veri, pasi që konfrontohet me NATO-n.

“Po ta kishim kazermën e FSK-së në veri nuk do të ishte situata kështu. Tash çfarëdo hapi na konfronton me NATO-n”, tha ai.

(Kosova Sot Online)