Blinken: Dodiku është në rrugën autoritare si Putini

  • A.P /
  • 29 March 2023 - 22:00
Blinken: Dodiku është në rrugën autoritare si Putini

Presidentin e Republikës Srpska, Millorad Dodik, e ka goditur sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ai ka thënë se ai është në rrugën e Putinit.

Në një status në rrjetin social Twitter, Blinken ka kritikuar sulmet e Dodik ndaj të drejtave dhe lirive themelore ndaj qytetarëve në Republikën Srpska të Bosnje e Hercegovinës.

“Sulmet e Milorad Dodik ndaj të drejtave dhe lirive themelore në Republika Srpska tregojnë se ai është në rrugën autoritare të Presidentit Putin. Departamenti i Shtetit, përfaqësuar nga Ambasadori Murphy, vazhdon të avokojë për të ardhmen demokratike dhe të begatë që e meritojnë të gjithë qytetarët e Bosnjës dhe Hercegovinës”, shkroi Sekretari Blinken.

Retorika për largim të RS-së nga Bosnja e përdorur nga Dodik në qeverisjen e tij ka ngritur shumë tensionet etnike në këtë shtet. Së fundi, një çift i të moshuarve boshnjakë ishin rrahur brutalisht nga huliganë serbë në shtëpinë tyre

 

(Kosova Sot Online)