Kurti: Do të ishte gabim po të mos 'cakrroja gotat' me Haradinajn

  • A.P /
  • 29 March 2023 - 22:10
Kurti:  Do të ishte gabim po të mos 'cakrroja gotat' me Haradinajn

Për një dolli të ngritur me kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj, në kullën e familjes së këtij të fundit për Epopenë e Dukagjinit, është përfolur shumë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Kurti ka thënë se do të ishte gabim po të mos “cakrronte gotat” me të zotin e shtëpisë, Haradinajn.  

“Nëse e ka fjalën për atë dollinë me kryetarin e AAK-së, ajo ishte në 25 vjetorin e Epopesë së Dukagjinit. Pra ishte një situatë e jashtëzakonshme. E aty zoti Haradinaj, që ka qenë edhe pjesëmarrës në luftë, ishte edhe i zoti i shtëpisë. Unë kam mundur edhe të mos shkoj por mendoj e do të ishte gabim. Nëse kam shkuar, atëherë është gabim nëse nuk cakërroj gotat”, tha ai

“Unë mendoje se kam bërë mirë pasi aty është shkruar historia”, shtoi ai.

(Kosova Sot Online)