Valdete Daka thotë se Presidentja Osmani mund të rrëzohet
Ish-kryetarja e KQZ-së Valdete Daka ka thënë se Presidentja vendit, Vjosa Osmani mund të rrëzohet.
Krejt kjo varet nga përgjigja që ish-kandidati për deputet nga Partia Liberale Egjiptiane, Veton Berisha po e pret nga Gjykata Kushtetuese në ankesën me pretendime se i janë shkelur te drejtat gjatë zgjedhjeve të vitit 2021.
Sipas Dakës, kur një autoritet shteti merr detyrën e përcaktuar në Kushtetutë dhe deputetët të cilët kanë votuar nuk kanë legalitet dhe legjitimitet të plotë, atëherë detyra e tyre është e përkohshme.
“Nëse rastin konkret, kandidati për deputet e fiton, presidentja e shtetit duhet të jap dorëheqje”
(Kosova Sot Online)