
MPB tregon se kur do të furnizohen me material shtesë për dokumentet personale

Në Ministrinë e Punëve të Brendshme, në fillim të muajit prill, do të arrijë kontingjenti i ri me material shtesë për furnizimin me dokumente personale si letërnjoftime, pasaporta dhe patentë shofer, përcjell “Kosova Sot Online”.
“Në fillim të javës tjetër do të arrijë kontingjenti i ri me material për furnizimin me dokumente personale”, ka thënë zëdhënësja e MPB-së Fetoshi.
MPB ka treguar se situata e furnizimit me dokumente ka filluar të stabilizohet, pas pranimit të kontingjentit të ri të dokumenteve blanko.
(Kosova Sot Online)