Ngjarje e rëndë: Goditet me thikë 19-vjeçari, ja si ndodhi ngjarja

  • E.K /
  • 30 March 2023 - 09:01
Ngjarje e rëndë: Goditet me thikë 19-vjeçari, ja si ndodhi ngjarja

Një ngjare e rëndë është shënuar dje në Tiranë, ku ka mbetur i plagosur një 19 vjeçar, shkruan “Kosova Sot Online”.

20 vjeçari i cili gjatë konfliktit për motive të dobëta e ka goditur të riun me mjet prerës, është arrestuar.

19-vjeçari që ka mbetur i plagosur ndodhet në spital.

Rasti është duke u hetuar.

Pas ngjarjes, është vënë në pranga autori, ndërsa policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2 pas informacioneve të marra për një konflikt me mjete prerëse në Komunën e Parisit, gjatë të cilit shtetasi A. B., kishte goditur me mjet prerës shtetasin E. T., 19 vjeç, menjëherë kanë organizuar punën për kapjen e autorit të dyshuar dhe vënien e tij përpara përgjegjësisë ligjore.

Në vijim të veprimeve u bë shoqërimi i autorit të dyshuar shtetasit A. B., 20 vjeç, banues në Tiranë, i cili gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës shtetasin E. T.

Si pasojë e konfliktit, shtetasi E. T., është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

(Kosova Sot Online)