E rëndë: Pacienti 65 vjeçar hidhet nga kati i katërt i spitalit
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në spitalin e Gramshit, ku një pacient 65-vjeçar është hedhur nga kati i katërt i dhomës ku ishte shtruar, përcjell “Kosova Sot Online”.
65-vjeçari ka përfunduar në tarracën e katit të dytë.
I moshuari ka pësuar fraktura të shumta në trup dhe hemorragji ndërsa është nisur drejt spitalit të Traumës, në gjendje të rëndë për jetën.
(Kosova Sot Online)