Kurti konfirmon takimin e radhës me Vuçiqin, ja kur do të mbahet

  • E.K /
  • 30 March 2023 - 10:56
Kurti konfirmon takimin e radhës me Vuçiqin, ja kur do të mbahet

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka konfirmuar se takimi në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi, do të mbahet pas takimit që priten të kenë kryenegociatorët e të dyja vendeve javës që vjen në Bruksel, përcjell “Kosova Sot Online”.

Kurti tha se takimi do të mbahet në muajin prill.

“Ne do të takohemi në prill, fillimisht kryenegociatorët do të takohen e më pas niveli i lartë. Aty do të flasim për zbatimin e marrëveshjes”, tha Kurti.

Kurti ka thënë se takimi i javës së ardhshme në nivel kryenegociatorësh ka të bëjë me zbatimin e marrëveshjes tashmë të dakorduar.

(Kosova Sot Online)