I mori para të riut për t’i dhënë patentën pa bërë praktikën, arrestohet 56 - vjeçari

  • E.K /
  • 30 March 2023 - 12:42
I mori para të riut për t’i dhënë patentën pa bërë praktikën, arrestohet 56 - vjeçari

Një 56 vjeçar është arrestuar nga policia e Bulqizës pasi i premtoi një të riu pajisjen me leje drejtimi në këmbim të parave.

Sipas policisë, 56 vjeçari i mori 50 mijë lekë të rinj një 32 vjeçari me premtimin se do ta regjistronte në autoshkollën e mikut dhe se do të merrte patentën pa përfunduar praktikën.

Njoftimi i policisë:

I mori 50 000 lekë të rinj një shtetasi, duke i premtuar se do ta pajiste me leje drejtimi për automjet, pa përfunduar praktikën, kapet dhe vihet në 56-vjeçari.

Nga strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër u bë kapja dhe arrestimi i shtetasit A. D., 56 vjeç, banues në Bulqizë.

Ky shtetas dyshohet se i ka marrë shumën 50 000 lekë të rinj, shtetasit J. M., 32 vjeç, me premtimin se do ta regjistronte ne autoshkollën e shokut të tij dhe do ta pajiste me lejen e drejtimit, pa përfunduar praktikën që parashikohet ligjërisht.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, për veprime të mëtejshme.

(Kosova Sot Online)