Burri goditi gruan në veshkë me thikë, veten 4 herë në qafë! Detaje nga ngjarja e rëndë

  • E.K /
  • 30 March 2023 - 13:17
Burri goditi gruan në veshkë me thikë, veten 4 herë në qafë! Detaje nga ngjarja e rëndë

Detaje të reja kanë dalur, lidhur më ngjarjen e rëndë në një familje në Tepelenë, ku burri ka goditur gruan me thikë e më pas është vetëdëmtuar me mjet prerës, përcjell “Kosova Sot Online”.

Gruaja është goditur në pjesën e veshkës dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Kurse, bashkëshorti i saj i cili është vetëgoditur në pjesën e qafës katër herë nuk ka pranuar të marrë mjekim në spital.

Njoftimi i policisë:

Tepelenë/Informacion paraprak

Rreth orës 09:40, në lagjen “Selam Musai”, Tepelenë, dyshohet se pas një konflikti të çastit, në banesë, shtetasi L. N., 42 vjeç, ka goditur me mjet prerës (thikë), bashkëshorten e tij, shtetasen F. N., 40 vjeçe, dhe më pas është vetëdëmtuar me mjet prerës. Të dy këta shtetas janë transportuar në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave ngjarjes. 

(Kosova Sot Online)