Sherr mes nxënësve në një shkollë, 15-vjeçari plagos me thikë bashkëmoshatarin e tij

  • E.K /
  • 30 March 2023 - 13:54
Sherr mes nxënësve në një shkollë, 15-vjeçari plagos me thikë bashkëmoshatarin e tij

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në shkollën “Jashar Hoxha”, në Paskuqan, përcjell “Kosova Sot Online”.

Policia bën me dije se dy nxënës të kësaj shkolle janë konfliktuar dhe gjatë konfliktit një 15-vjeçar, dyshohet se ka goditur me mjet prerës një bashkëmoshatarin e tij.

Ky i fundit është dërguar në spital për trajtim mjekësor.

Autori i dyshuar është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme.

Rasti lidhur me këtë konflikt është duke u hetuar.

(Kosova Sot Online)