Policia e Kosovës jep detaje për veturat që u dogjën në Zubin Potok

  • E.K /
  • 30 March 2023 - 14:34
Policia e Kosovës jep detaje për veturat që u dogjën në Zubin Potok

Dy vetura me targa RKS sot në mëngjes janë djegur në Zubin Potok, përcjell “Kosova Sot Online”.

Lidhur me këtë rast ka japur detaje Policia e Kosovës.

Policia e Kosovës ka thënë se sot dy persona kanë shkuar në stacionin policor në Zubin Potok, ku kanë raportuar se gjatë natës u janë djegur veturat e tyre, që i kishin regjistruar rreth një javë më parë me targa RKS.

“Më 30.03.2023, rreth orës 08:15, në stacionin policor në Zubin Potok janë paraqitur dy ankues meshkuj/kosovar të nacionalitetit serb dhe kanë raportuar se gjatë natës, konkretisht rreth orës 02:30, nga persona të panjohur iu janë djegur dy veturat e tyre private me targa të Republikës së Kosovës (RKS), sipas tyre të regjistruara rreth një javë më përpara.”

(Kosova Sot Online)