Ja sa përqind e shqiptarëve duan krijimin e një shteti të përbashkët Shqipëri-Kosovë

  • E.K /
  • 30 March 2023 - 15:06
Ja sa përqind e shqiptarëve duan krijimin e një shteti të përbashkët Shqipëri-Kosovë

Sipas një sondazhi të bërë nga Instituti Italian “Piepoli” në bashkëpunim me Report TV, 74 për qind e shqiptarëve janë dakord për krijimin e një shteti të përbashkët mes Shqipërisë dhe Kosovës, përcjell “Kosova Sot Online”.

Kurse, 14 për qind e të anketuarve janë shprehur se nuk janë dakord për bashkimin.

Shumë sondazhe të ngjashme janë bërë kohëve dhe vitet e fundit në Shqipëri dhe Kosovë, të cilat kanë treguar se qytetarët e të dyja vendeve në shumicë janë dakord që të bëhet bashkimi kombëtar.

(Kosova Sot Online)