Avioni bën ulje emergjente

  • A.P /
  • 30 March 2023 - 16:53
Avioni bën ulje emergjente

Një avion i “Turkish Airlines”, që fluturonte nga Stambolli në Singapor, ka bërë një ulje emergjente në Indi.

Shkak është bërë prezenca e një pasagjeri të dehur, i cili sulmoi dhe ofendoi ekuipazhin e kabinës.

Pasi u sulmuan dhe nuk arritën ta neutralizonin pasagjerin, stafi i komunikoi pilotit situatën dhe ky i fundit mori vendimin që të bënte ulje emergjente në aeroportin më të afërt, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Pasi mori lejen e kullës, avioni u ul në pistë dhe menjëherë në avion mbërritën forca të shumta policie, të cilat bënë të mundur neutralizimin dhe arrestimin e personit.

Pas rreth dy orësh qëndrimi në Nju Delhi, avioni u ringrit në fluturim për të vijuar drejt destinacionit final.


(Kosova Sot Online)