Hyseni: Ajo që pranoi Kurti mund të jetë më shumë se Asociacion

  • A.P /
  • 30 March 2023 - 21:20
Hyseni: Ajo që pranoi Kurti mund të jetë më shumë se Asociacion

Nuk ka më asnjë dyshim se Asociacioni i komunave me shumicë serbe në Kosovë do të zbatohet, ka deklaruar ish-anëtari i ekipit negociator të Kosovës, Skender Hyseni, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ai thotë  se vetëmenaxhimi është vetëm lojë fjalësh.

“Nuk e di çfarë çoroditje është kjo. Asociacioni do të zbatohet pasi është marrëveshje ndërkombëtare.”, tha ai.

Hyseni shtoi se ai frikësohet se do të ketë më shumë se sa Asociacion, sipas asaj që ka lexuar në marrëveshje.

“Ia kam frikën se ajo që pranoi Kurti mund të jetë më shumë se Asociacioni”, shtoi ai.


(Kosova Sot Online)