Kurti: Ndërmjetësit dhe shtetet aleate janë duke na ndihmuar shumë

  • A.P /
  • 30 March 2023 - 21:38
Kurti: Ndërmjetësit dhe shtetet aleate janë duke na ndihmuar shumë

Nuk do të tregojë publikisht se kujt i kam shkruar letër për njohjen e vendit tonë, ka thënë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Sipas tij, kjo do t’i shkaktonte dëm Kosovës, pasi thotë se Serbia mund të reagojë menjëherë.

“Ndërmjetësit dhe shtetet aleate janë duke na ndihmuar shumë, është më mirë ta ndjekim këtë rrugë indirekte për njohjen nga këto pesë shtete. Unë nuk ju kam drejtuar personalisht me letër.

Nëse unë ju tregoj publikisht se kujt i kam shkru letër javën e kaluar, bëj edhe dëm, sepse meniher Serbia i shkruan atij shteti.

"Nuk kam nevojë të tregoj publikisht se cilit shtet i shkrova së fundmi”, tha Kurti

(Kosova Sot Online)