Kurti: Humbja e Gjukanoviq çon në zhd'ukjen e kombit malazez

  • A.P /
  • 30 March 2023 - 22:30
Kurti: Humbja e Gjukanoviq çon në zhd'ukjen e kombit malazez

Për zgjedhjet që do të mbahen këtë të diel në Mal të Zi, do t’i përcjellë me vëmendje dhe ethe, ka theksuar kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Kurti thotë se është shumë i brengosur për zgjedhjet që do të mbahen në Mal të Zi, duke thënë se cilido kundërkandidat i presidentit aktual Milo Gjukanoviq fiton, atëherë do të hapet rruga për zhdukjen e kombit malazez.

“Unë them që nëse në planin kombëtar më shumë më kanë brengosur e shqetësuar këto katër ligje që kanë ngel në tryezën e Gjykatës Kushtetuese, në planin ndërkombëtar janë zgjedhjet që do të mbahen në Mal të Zi. Jam shumë i brengosur për ato zgjedhje.

E kam për shkak se nëse fiton kundër kandidatit i presidentit aktual, unë besoj që hapet rruga për zhdukjen e kombit malazez. Konkretisht fitorja në zgjedhje e çfarëdo kandidatëve në zgjedhjet e majit që do të jenë parlamentare pastaj dhe me regjistrimin e popullsisë që do të mbahet në Mal të Zi, do të shënojë fitoren e radhës së Kishës Ortodokëse Serbe në Mali të Zi dhe në këtë mënyrë  Mali i Zi do të mund të quhet si shtet Mali i Zi, ndërsa kombi malazez do të ngelet një pakicë e dominuar aty dhe nuk do të jetë i tillë çfarë e njohim”, tha Kurti

Tutje, Kurti tha se nëse fiton ndonjë kundërkandidat i Gjukanoviqit, e që sipas tij, shpeshherë duken se janë prorus apo proserb atëherë pasojat do të jenë shumë të mëdha.

“Mua më brengos sepse ky vend është anëtar i NATO’s, dhe një fitore e tillë e inkurajon shumë Kremlinin dhe në planin strategjik rajonal, është pikërisht një fitore e tillë e Serbisë dhe Rusisë në Mal të Zi që e shkëput lidhjet territorial të Shqipërisë me Kroacinë.

Unë besoj që pasojat do të jenë shumë të mëdha dhe jam shumë i brengosur. Uroj të mos ndodh kësisoj, dhe uroj që këta kandidat që neve po nau duken prorus e proserb të mos jenë të tillë, mirëpo kemi shumë indikacione e shpeshherë edhe fakte se është ashtu.

Andaj këtë të diel, është e vërtet do t’i përcjell me shumë vëmendje dhe ethet zgjedhjet në Mal të Zi si asnjëherë më parë”, tha Kurti.


(Kosova Sot Online)