BSPK: Vendimi për shtrenjtimin e energjisë elektrike është i panevojshëm
Pas vendimit për shtrenjtimin e rrymës nga ZRrE-ja, ka reaguar BSPK, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Sipas tyre, vendimi për shtrenjtimin e energjisë elektrike i panevojshëm, i pa bazë e mbi të gjitha sfidues.
Postimi i plotë:
Komunikatë për shtyp e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës
30 mars 2023
Është kohë krizash dhe veprimet e papërgjegjshme po e rrisin edhe më tej krizën duke e vënë qytetarin e Kosovës para sfidave të shumta.
Vendimi për shtrenjtimin e energjisë elektrike është i panevojshëm dhe i pa bazë e mbi të gjitha sfidues për qytetarin.
Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës thërret vendimmarrësit që ta rishikojnë vendimin dhe të mos e sfidojnë qytetarin duke e shtrydhur e duke e rrëzuar ekonomikisht e duke ia marrë dinjitetin.
Vendimi për shtrenjtimin e rrymës në këtë kohë të pa kohë nuk sjell asgjë të mirë por përkundrazi kontribuon në përkeqësimin e mirëqenies sociale e ekonomike.
Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës do të përdorë të gjitha mjetet ligjore të organizimit sindikal për të bindur vendimmarrësit që ta tërheqin vendimin për shtrenjtimin e energjisë elektrike.
(Kosova Sot Online)