Nesër hyjnë në fuqi tarifat e reja të energjisë

  • E.K /
  • 31 March 2023 - 07:59
Nesër hyjnë në fuqi tarifat e reja të energjisë

Bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energji ka miratuar dje tarifat e reja të energjisë elektrike,përcjell “Kosova Sot Online”.

Këto tarfia do të jenë më të shtrenjta për mbi 15 përqind.

Këto tarifa do të hyjnë në fuqi nga nesër dhe do të jenë të vlefshme deri më 31 mars të vitit 2024.

Nga ZRRE kanë dhënë detaje rreth kësaj rritje në faturat mujore.

“Për konsumatorët që kanë konsum shtëpiak deri 300 kËh, fatura mujore do të ketë rritje prej 2 euro e 88 centë. Për konsumatorët që kanë konsum deri 450 kËh, konsumatorët do të kenë rritje mujore prej 4 euro e 20 centë. Për konsumatorët që kanë konsum deri në 600 kËh, rritja mujore do të jetë deri në 5 euro, ndërsa për konsumatorët që kanë konsum deri në 800 kËh, rritja mujore do të jetë rreth 7 euro e 23 centë”, kanë deklaruar nga ZRRE.

(Kosova Sot Online)