Moti sot do të jetë me diell, në mbrëmje me shi

  • E.K /
  • 31 March 2023 - 08:11
Moti sot do të jetë me diell, në mbrëmje me shi

Sot në Kosovë moti do të jetë i ngrohtë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Pasdite do të ketë vranësira dhe në mbrëmje ka mundësi që të ketë rreshje shiu.

Nesër, po ashtu pritet të ketë shi me bubullima.

Njoftimi i plotë:

31.03 – Më ngrohtë. Intervale më të gjata me diell paradite, e më vonë pasdite vransirat shtohen, me mundësi për riga lokale shiu në mbrëmje.

1.04 – Mbetet ngrohtë, me vransira të ndryshueshme e diell. Pasdite dhe në mbrëmje priten edhe zhvillime të rrebesheve të shiut me bubullima.

2.04 – Vransira të ndryshueshme. Pasdite dhe në mbrëmje me reshje lokale shiu.

3.04 – Më ftohtë, kryesisht vranët dhe me shi kohëpaskohe, që vende-vende edhe mund të jenë më intenzive.

Temperaturat shënojnë rritje deri në 17C e 18C, ato maksimale, ditën e premte. Mbesin të larta deri ditën e diel, e të hënën zbresin në 7C. Minimalet nga vlera negative, shënojnë rritje në 4C e 7C.

Do të fryjë erë mesatarisht e fuqishme dhe fuqishme nga jugperëndimi 5-15m/s, e të hënën ndryshon drejtimin në veriore.

Shtypja atmosferike me tendencë të rënies nën vlera normale ditëve të fundjavës.

(Kosova Sot Online)