Digjen edhe tri vetura të serbëve në veri të regjistruara me targa RKS

  • E.K /
  • 31 March 2023 - 11:11
Digjen edhe tri vetura të serbëve në veri të regjistruara me targa RKS

Në veri të vendit janë djegur edhe tri vetura të tjera të cilat ishin regjistruar me targa RKS, përcjell “Kosova Sot Online”.

Policia ka njoftuar se sot pas mesnatës, në veri të vendit është raportuar se nga persona të panjohur janë djegur edhe tri vetura që iu përkasin personave të nacionalitetit serb, të cilat kanë qenë të parkuara njëra në rrugën “Kral Milutin”- Zveçan, tjetra në rrugën “Ivo Lola Ribar”- Mitrovicë Veri, si dhe e treta në rrugën “Vlade Çetkoviq”- Mitrovicë Veri.

Rasti lidhur me këtë ngjarje është duke u hetuar.

“Pas dy veturave të djegura me datën 30.03.2023 në veri të vendit, pas mesnatës së datës 31.03.2023, iu është vënë zjarri edhe tri veturave të tjera, të cilat iu përkasin viktimave të nacionalitetit serb, e të cilat ishin regjistruar me targa të Republikës së Kosovës (RKS). Sikurse edhe në rastin e parë, edhe në rastin e dytë, pas pranimit të informacioneve, njësitet policore menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes duke angazhuar njësitë kompetente policore, përfshirë forenzikën, të cilat kanë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore”, thuhet në njoftimin e Policisë.

(Kosova Sot Online)