Dy persona rrahin policin në aeroportin “Adem Jashari”, dërgohet në QKUK

  • E.K /
  • 31 March 2023 - 11:30
Dy persona rrahin policin në aeroportin “Adem Jashari”, dërgohet në QKUK

Dy burra janë arrestuar, pasi kanë sulmuar një zyrtar policor gjatë kryerjes së detyrës zyrtare në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, përcjell “Kosova Sot Online”.

Polici ka marrur lëndime trupre, ku është dërguar në QKUK për tretman mjekësor.

Nuk dihen motivet se pse dy personat kanë rrahur policin.

Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit kujdestar rasti procedohet në procedurë të rregullt.

(Kosova Sot Online)