Dy vëllezër e godasin me veturë burrin e motrës, shpallën në kërkim

  • E.K /
  • 31 March 2023 - 12:46
Dy vëllezër e godasin me veturë burrin e motrës, shpallën në kërkim

Dy vëllezër 34 vjeçar dhe 37ar vjeç janë shpallur në kërkim nga policia e Vlorës pasi dyshohet se kanë goditur me automjet kunatin e tyre. shkruan “Kosova Sot Online”.

Ngjarja ka ndodhur dje për shkak të një konflikti familjar.

38 vjeçari ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, ku edhe ka marru trajtimin mjekësor.

Njoftimi i policisë:

Nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë u referuan materialet në Prokurori dhe u shpallën në kërkim shtetasit M. D., 34 vjeç dhe B. D., 37 vjeç (vëllezër), të dy banues në fshatin Kot, pasi dyshohet se ditën e djeshme, për shkak të një konflikti familjar, kanë goditur me automjet bashkëshortin e motrës së tyre, shtetasin A. M., 38 vjeç, banues në Vlorë, i cili aktualisht ndodhet në spitali, në kujdesin mjekësor.

(Kosova Sot Online)

(Kosova Sot Online)