Walker: Kosova është shteti më demokratik në Evropë

  • E.K /
  • 31 March 2023 - 13:57
Walker: Kosova është shteti më demokratik në Evropë

William Walker, në organizimin e Ambasadës së Kosovës në Washington, ka mbajtur një fjalim, ku ka thënë se Kosova është shteti më demokratik në Evropë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Walker ka thënë se Kosova ka arritur që ta funksionalizoj sistemin e drejtësisë.

“Përgjatë 23 viteve të fundit më keni parë duke dhënë deklarata ku kam qenë shumë kritik për disa gjëra që kanë ndodhur në Kosovë. Si luftimi i korrupsionit, kritika për politikanë që janë duke e bërë këtë ose që duhet ta bëjnë këtë. Përgjatë vizitave të fundit që kam bërë, kam bërë analiza të ndryshme rreth asaj që është duke ndodhur në Kosovë”.

“Unë jam i bindur, si sot e si para disa muajsh, që duke shikuar të gjithë kriteret që kërkohen që demokracia të jetë demokraci, tani Kosova është shteti më demokratik në Evropë nëse jo në botë. Keni arritur ta funksionalizoni sistemin e drejtësisë, Kuvendin, të bëni ndryshime nga një parti në tjetër, pa probleme”, ka thënë ai.

(Kosova Sot Online)