Qeveria jep miliona për inceneratorët/ Dumani nuk gjen dot... pronarin real

  • E.K /
  • 31 March 2023 - 14:55
Qeveria jep miliona për inceneratorët/ Dumani nuk gjen dot... pronarin real

Para disa ditësh, një raport i DASH, më i ashpri në dekada, nënvizonte sidomos skandalin e inceneratorëve.

DASH theksonte se kjo aferë kap një shifër prej mbi 271 milion dollarë.

Por teksa DASH bëri këtë denoncim, afera vazhdon dhe shteti vazhdon të paguajë miliona euro për djegësat që nuk ekzistojnë.

Vetëm pak ditë më parë, bashkitë e Tiranës, Durrësit dhe Kavajës dërguan mijëra euro në llogaritë e djegësave.

Por në mënyrë të habitshme, kreu i SPAK, Altin Dumani tha se nuk i ndalin dot pagesat prej miliona eurosh për inceneratorët.

Sipas tij, kjo ndodh pasi nuk dihet pronari real.

Edhe pse teoria më e thjeshtë thotë se duhet të gjurmosh paratë, pra pagesat që bëhen rregullisht nga qeveritarët socialistë, Dumani tha se nuk e dinë pronarin.

Kujtojmë se opozita ka deklaruar vazhdimisht se pronari i vërtetë i kësaj sipërmarrje është kryeministri Edi Rama.

Ndryshe nuk shpjegohet kjo mungesë vullneti për të bllokuar milionat që derdhen rregullisht në kontot bankare që vetëm SPAK nuk i sheh.

(Kosova Sot Online)