Hovenier: Për fat të keq, më duhet ta përsëris këtë mesazh

  • A.P /
  • 31 March 2023 - 16:59
Hovenier: Për fat të keq, më duhet ta përsëris këtë mesazh

Fatkeqësisht po i duhet ta përsërisë deklaratat për dënimin e djegies së veturave me targa RKS në veri të vendit, ka theksuar ambasadori amerikan, Jeff Hovenier, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Për këtë atij nuk iu desh të bënte një postim të ri, por rishpërndau atë të 2 nëntorit kur këto akte dhune u bënin për të kundërshtuar vendimin e Qeverisë për çështjen e targave ilegale.

“Për fat të keq, më duhet ta përsëris këtë mesazh”, ka shkruar Hovenier. 

Më 2 nëntor të vitit të kaluar, Hovenier i pati quajtur këto veprime frikacake dhe kriminale.

“SHBA-ja dënon djegien ose shkatërrimin e pronës dhe çdo përpjekje për të frikësuar ata që kanë ose synojnë të marrin targa të veturës RKS sipas ligjit të Kosovës. Këto janë vepra frikacake dhe kriminale”, kishte thënë Hovenier krahas thirrjes së atëhershme për zgjatjen e periudhës së zbatimit të vendimit të Qeverisë për 12 muaj, por duke thënë se “Kosova ka të drejtë ta zbatojë këtë ndryshim”.

Për djegien e veturave me targa RKS në veri të vendit kanë reaguar edhe ambasadori britanik, gjerman dhe ai i BE-së, duke dënuar aktet e tilla.


(Kosova Sot Online)