Gjendet i vd'ekur një person në banesë

  • A.P /
  • 31 March 2023 - 17:58
Gjendet i vd'ekur një person në banesë

Siç njofton Ministria e Punëve të Brendshme, 66 vjeçari nga Greqia vshtë gjetur i vdekur në një banesë në të cilën ka qëndruar në Karposh të Shkupit.

Trupin e tij e ka gjetur kolegu i tij i cili rastin e ka raportuar në polici.

“Më 30.03.2023 rreth orës 11:55, në Stacionin policor Karposh, I.S nga Shkup, ka denoncuar se në banesë në Shkup, e ka gjetur kolegun e tij A.T nga Greqia, pa shenja jete”, thonë nga policia.

Ata shtojnë se nga mjeku është vërtetuar vdekja pa shenja dhune, ndërsa me urdhër të prokurorit publik, trupi i pajetë është dërguar për autopsi.

(Kosova Sot Online)