Mustafa: Të vetmen rritje që kanë përjetuar kosovarët është rritja e faturave

  • A.P /
  • 31 March 2023 - 18:00
Mustafa: Të vetmen rritje që kanë përjetuar kosovarët është rritja e faturave

Dy vjet qeverisje të kryeministrit Albin Kurti, i ka komentuar deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Mustafa ka thënë se përgjatë këtyre dy viteve e vetmja rritje që kanë përjetuar kosovarët, ka qenë rritja e faturave.

“Të vetmen rritje që kanë përjetuar kosovarët është rritja e faturave”, ka thënë Mustafa.

Ai tutje teksa ka folur për premtimet e Qeverisë për hapjen e vendeve të reja të punës, ka thënë se duhet të tregohen transparentë dhe të tregojnë edhe sa të rinj e kanë lëshuar Kosovën për shkak të mungesës së vendeve të punës.

“Duhet të tregojnë edhe sa mijëra të rinj e kanë lëshuar Kosovën në mungesë të mundësive të punësimit”, ka shtuar deputeti i LDK-së.

(Kosova Sot Online)