Mustafa: Qytetarëve serbë në veri duhet gjetur një formë për t’iu dërguar faturat

  • A.P /
  • 31 March 2023 - 18:19
Mustafa: Qytetarëve serbë në veri duhet gjetur një formë për t’iu dërguar faturat

Qeveria duhet të gjejë një zgjidhje që qytetarëve serbë të Kosovës që jetojnë në veri të Republikës t’ua dërgojë faturat për shpenzimin e energjisë elektrike, ka deklaruar deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

“Ajo që duhet të ndodhë, duhet që ajo pjesë e banorëve të qytetarëve, duhet gjetur një formë për t’iu dërguar faturat për energjinë që e konsumojnë”, ka thënë Mustafa.

Ai tutje ka shtuar se nga xhepat e qytetarëve po vazhdohen të mbulohen shpenzimet e energjisë ne veri.

“Ne po vazhdojmë t’ua mbulojmë shpenzimet. Por qeveria të tregohet transparente”, ka thënë Mustafa.

(Kosova Sot Online)