Viola von Cramon: Autoritetet përkatëse duhet të ndjekin urgjentisht përgjegjësit

  • A P /
  • 31 March 2023 - 20:00
Viola von Cramon: Autoritetet përkatëse duhet të ndjekin urgjentisht përgjegjësit

Pas djegies së veturave në veri të Kosovës, të cilat ishin të ri-regjistruara, ka reaguar raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Sipas saj, ky akt është totalisht i papranueshme dhe duhet dënuar nga të gjithë

Ajo tha se përgjegjësit urgjentisht duhen kapur.

“Autoritetet përkatëse duhet të ndjekin urgjentisht përgjegjësit për të siguruar stabilitet për komunitetin lokal”, ka thënë Cramon.

(Kosova Sot Online)